Dy ditë më parë, një zjarr i papritur ra në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Flakët përfshinë hyrjen e një apartamenti në një pallat të ri dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Shkak për zjarrin u bë një bombol gazi, ndërsa zjarrfikësit, pavarësisht vështirësive për shkak të rrugicave të ngushta, arritën në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Pas tymit dhe kaosit, mbeten disa pyetje të natyrshme:
-
Po të ndodhte kjo në apartamentin tënd, çfarë do të bëje?
-
A do kishe mundësi të rifilloje jetën normalisht?
-
A do mund të përballoje dëmet, në apartamentin tënd dhe ato që i ke shkaktuar fqinjëve?
A jemi të përgatitur për rreziqet që na rrethojnë?
Ngjarje si ajo në “Astir” nuk janë të izoluara. Shqipëria përballet me një realitet të ri klimatik dhe urban:
-
Tërmetet: Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023, gjithë Ballkani u klasifikua si zonë me rrezik të lartë sizmik. Shqipëria konsiderohet si territor unik i rrezikuar, pa ndarje zonale. Tërmeti i nëntor 2019 mbetet një kujtim i freksët, shqetësues, në memorien kolektive.
-
Përmbytjet: Viti 2024 solli përmbytje masive në Evropë me dëme miliarda euro. Shqipëria, me lumenjtë e shumtë dhe infrastrukturën e brishtë, është e ekspozuar.
-
Zjarret: Vetëm në pesë javët e fundit janë regjistruar tre raste të fermave blegtorale të djegura totalisht, përpara banesës në “Astir”.
Dy rrugë, një zgjedhje e mençur
Në këtë realitet, shoqëria shqiptare ka dy mundësi:
-
Të mbështetet tek ndihma e shtetit, shpesh e vonuar dhe e paqartë.
-
Të ndjekë modelin europian, duke siguruar pronën dhe duke rifilluar jetën menjëherë pas çdo fatkeqësie.
Europa e ka provuar për më shumë se treqind vjet: sigurimi i pronës është mekanizmi më efikas dhe i drejtë për të përballuar fatkeqësitë.
SIGAL: Siguria fillon nga shtëpia jote
Shqipëria ka dy avantazhe të mëdha:
-
Kosto shumë të ulët sigurimi, më të lirën në rajon.
-
Një kompani lider si SIGAL, e pranishme prej 26 vitesh me produkte të besueshme dhe të përshtatura për çdo nevojë.
Eksperti i sigurimeve, z. Bledar Zeqiri, zëvendësdrejtor i Departamentit të Pronës dhe Garancive në SIGAL, thekson:
“Qytetarët mund ta mbrojnë banesën apo biznesin, së bashku me pajisjet dhe asetet, me një kosto që nis nga vetëm 5,000 lekë në vit. Vetëm 1 euro në vit për metër katror, kaq pak mjafton për të garantuar sigurinë e banesave.
Me një siguracion të përshtatur për biznesin, investimi mund të mbrohet tërësisht nga ngjarje si zjarri apo fatkeqësitë natyrore, duke e ruajtur vlerën e investimit dhe duke mundësuar të rekuperohet më shpejt pas çdo ngjarjeje të paparashikuar.
Këtu mund të përfshihet edhe sigurimi i Përgjegjësisë Publike, për t’u mbrojtur ndaj kërkesave për dëmshpërblim nga palët e treta, me një çmim që fillon nga vetëm 2 euro për çdo 1,000 euro të limitit të përgjegjësisë.”
Sa kushton qetësia? Shifra që flasin vetë
-
Me vetëm 1 euro/m² në vit, një apartament sigurohet nga zjarri dhe dëmet aksidentale.
-
Me 30 euro në vit, sigurimi i përgjegjësisë mbulon dëme deri në 2 milionë lekë ndaj fqinjëve.
Si funksionon procesi i sigurimit te SIGAL?
Në rast dëmi:
-
Njoftohen autoritetet emergjente.
-
Brenda 72 orëve njoftohet edhe agjenti i SIGAL.
-
Brenda 1–5 ditëve, një ekspert vjen për konstatimin e dëmit.
-
Përgatitet dosja dhe raporti teknik.
-
Brenda 15–30 ditësh nga pranimi i dosjes, pagesa e dëmshpërblimit realizohet.
Asnjë konflikt. Asnjë pritje e pafund. Asnjë fërkim me fqinjët. Vetëm zgjidhje.
Vepro sot, jo nesër!
Nëse banesa në “Astir” do të ishte e siguruar, dëmet do të ishin rikuperuar, jeta e banorëve do të kishte vazhduar normalisht dhe fqinjët e dëmtuar do të ishin zhdëmtuar pa vonesa.
Mos prit që flakët të të kujtojnë rëndësinë e sigurimit – reflekto sot dhe vepro!
Lexuesi i këtij artikulli është i lutur të ndjekë edhe kronikën televizive: https://www.youtube.com/watch?v=tSlpAe2v1So
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al