SIGAL Insurance Group vazhdon të dëshmojë epërsinë e saj në çdo aspekt të tregut të sigurimeve, këtë herë duke shënuar një tjetër sukses të padiskutueshëm në segmentin e sigurimeve të Jo-Jetës.
Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën Janar–Prill 2025, totali i primeve të shkruara bruto për sigurimet e Jo-Jetës (vullnetare dhe të detyrueshme) arriti në 6,932,633 mijë Lekë, nga 6,425,249 mijë Lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SIGAL Insurance Group zotëron 24.87% të këtij tregu, duke konfirmuar një herë tjetër dominimin e saj absolut në sigurimet e Jo-Jetës.
Jo vetëm kaq, por SIGAL kryeson edhe për sa i përket dëmshpërblimeve të paguara ndaj klientëve. Vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti, kompania ka shlyer 595,876 mijë Lekë në dëme – që përfaqëson 24.8% të të gjitha dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në Shqipëri.
Ndërkohë, në ndarjen sipas llojit të sigurimeve, SIGAL mban:
-
21.17% të tregut në sigurimet e detyrueshme, dhe
-
32.4% në sigurimet vullnetare, duke qenë e para në të dyja kategoritë.
Me këto rezultate, SIGAL nuk është thjesht një konkurrent në treg – por një lider i vërtetë që udhëheq me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim ndaj klientit.