Agim P., nga periferitë e Fierit, kishte ngritur një sipërmarrje të madhe blegtorale pranë shtratit të Lumit Vjosë. Rasti i tij fatlum tregon qartë se sa vendim i zgjuar është sigurimi blegtoral.
“Vjosa na ndihmon, por shpesh edhe na ndëshkon. Këtë e dija, sepse përpara se të investoja pranë saj, jam rritur me të,” e nis rrëfimin sipërmarrësi në blegtori.
Për Sigurime.Online, ai kujton me trishtim momentin kur pa stallën e tij të përpirë nga vërshimet e ujërave 10 vjet më parë.
“Nuk mund të bëja asgjë, vetëm të shikoja shkatërrimin e mundit tim të viteve. Kësaj i thonë të digjesh nga uji. Nën ujë mbetën 370 krerë bagëti, bazë ushqimore për muaj të tërë, pajisje dhe sisteme që më kushtuan qindra mijëra lekë… Gjithçka u zhduk për më pak se një orë. Mbase për disa minuta. Për fat të mirë, nuk patëm dëme në njerëz.”, vazhdoi ai.
Agimi e njihte mirë Vjosën dhe kapriçiot e saj. Përvoja e tij si fermer në një vend të Bashkimit Evropian në vitet ’90 i kishte dhënë një mësim të vyer: rreziku në sipërmarrjet blegtorale duhet ndarë me siguruesit.
Prandaj, disa muaj para përmbytjes, Agimi kishte marrë një vendim të zgjuar: të siguronte bagëtinë, stallën dhe ndërprerjen e biznesit tek SIGAL Insurance Group-i.
“Dy javë pas përmbytjes pata mundësinë t’u paguaja rrogat punonjësve që më kishin qëndruar pranë. I mbajta afër vetes, sepse pa ta nuk mund të kishte ringritje. Kjo ishte e mundur sepse edhe ndërprerjen e biznesit e kisha të siguruar, me gjithçka të deklaruar dhe të arkivuar siç duhet, përfshirë dokumentacionin financiar,” tregon Agimi për korrespondentin e Sigurime.Online.
“SIGAL ishte i vetmi që e ofronte këtë produkt novator e unë kam qenë ndër të paktit, mbase ndër të parët që e kërkoja“, tregon ai.
Falë sigurimit të jetës së bagëtive dhe të pronës nga ngjarjet aksidentale, ai e rindërtoi stallën me mbështetjen financiare që mori nga kompania e sigurimeve dhe bleu sërish krerë të rinj bagëtie nga jashtë vendit.
Përmbytja e Vjosës tani për të është vetëm një kujtim i largët, më se 1 dekadë. Sipërmarrja e tij është forcuar dhe zgjeruar, partneriteti me SIGAL vazhdon. Çdo vit ai rinovon sigurimin për bujqësinë dhe blegtorinë.
“Nëse nuk do ta kisha siguruar, sot nuk do të flisnim për rikthim, e jo më për forcim apo rritje. Atëherë do të isha përballur me faliment të plotë dhe, ndoshta, me turp përpara punëtorëve dhe klientëve,” tregon fermeri.