22.5 C
Tirana
Friday, May 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit në SIGAL: mbrojtja që shpëton miqësitë e...

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit në SIGAL: mbrojtja që shpëton miqësitë e vjetra dhe të reja

Një rregull i pashkruar thotë se historitë pushojnë së qeni të pabesueshme, kur rrëfyesi i tyre është pala e dëmtuar, ose pësuesja nga perspektiva e rrëfimit.

Fatkeq dhe njëherësh fatlum, Gjergji është pronari i një apartamenti të rinovuar në një pallat më se 60-vjeçar, pak minuta ecje pranë qendrës së Tiranës.

Ai i njeh të gjithë banorët e zonës, të vjetrit.

Banorëve të rinj u njeh pronarët e vjetër të shtëpive, që në më të shumtën e rasteve janë qiradhënës.

Me fqinjin sipër apartamentit të tij tregon se ka patur një të shkuar miqësie shumë të fortë, të rritur dhe të ushqyer në grupmoshat sportive si shokë skuadre.

Më pas ai kishte emigruar me familjen në Francë dhe apartamentin e lëshonte gjithnjë me qira afatgjatë.

Shpesh ishte Gjergji që negocionte me klientët e interesuar, për hir të miqësisë me pronarin emigrant.

Disa herë ma përmendte, po vetëm se takoheshim aq rrallë me njeri-tjetrin kur vinte nga Franca, sa as e kuptoja pse ma thoshte se e kishte siguruar përgjegjësinë”, rrëfen duke qeshur Gjergji për korrespodentin e Sigurime.Online.

Edhe herën e fundit, ma tha nxitimthi nëpër shkallë, rri pa merak se përgjegjësinë ta kam siguruar”, vijon rrëfimin ai.

Dy javë më parë, çifti i ri që jetonte si qiraxhi në apartamentin e fqinjit të tij, ishte larguar për një udhëtim pune dhe një rrjedhë e pandalshme uji nga një defekt në sistemin hidraulik të apartamentit vërshoi drejt katit të poshtëm gjatë gjithë natës.

Gjergji e pati vënë re fenomenin vetëm mesditën pasuese.

Për shkak të rrjedhjes së ujit nga kati i sipërm, Gjergjit i ishte dëmtuar tavani në mënyrë të dukshme me njolla dhe lagështi, sidomos në zonat e takimit me muret anësore, që njihen si qoshet e tavanit dhe murit dhe uji po depërtonte në qoshet anësore të parketit.

Uji, duke mos u vërejtur menjëherë, ishte përhapur më pas nëpër sipërfaqet vertikale të mureve, duke provokuar rjepje të lehta bojës dhe krijimin e vatrave të para të formimit të mykut.

Kjo ngjarje e shtyu të kontaktonte me fqinjin dhe mikun e tij në Francë.

Do ta zgjidhim, përgjegjësinë ndaj teje e kam siguruar online në SIGAL”, i pati ripërsëritur ai.

Aty, me të qeshur, Gjergji dëshmoi se ndjehej fatkeq për dëmin dhe njëherësh fatlum për këtë produkt siguracioni: “Tani e di se çdo të thotë sigurim i përgjegjësisë, sepse ia pashë vetë hajrin si palë e dëmtuar”.

Fqinji i tij, përmes blerjes së sigurimit të përgjegjësisë, kishte mbuluar çdo dëm që mund t’u shkaktohej fqinjëve nga prona e tij.

Menjëherë pas telefonatës, fqinji dhe miku i vjetër i Gjergjit telefonoi SIGAL-in.

Ekspertët e kompanisë së sigurimeve e vlerësuan dëmin dhe verifikuan që fqinji e zotëronte kontratën e rregullt të sigurimit të përgjegjësisë ndaj fqinjit të dëmtuar.

Këtë kontratë e rinovonte rregullisht prej mëse një dekade për jo më shumë se 30 euro në vit.

Nga këqyrja e grupit të verifikimit u vërejt se, nevoja riparuese e tavanit, e njerës faqe të murit, tharja profesionale e lagështirës së krijuar, ndërhyrja në qoshen e poshtme të parketit, dezinfektimi anti-myk përbënin një dëm që përllogaritej në vlerë rreth 800 euro.

Në një kohë rekord, siç dëshmon vetë Gjergji, zhdëmtimi nga SIGAL u mor dhe ndërhyrja riparuese u bë e plotë dhe në kohë.

Për vetëm 30 euro në vit, me sigurimin e përgjegjësisë ndaj fqinjit, SIGAL zhdëmton deri në 2 milionë Lekë dëm ndaj fqinjit dhe rivë në vend miqësitë e vjetra dhe të reja, pa lejuar aksidentet e padëshiruara t’i tensionojnë ato.

“Më tha se prapë e ka siguruar përgjegjësinë ndaj meje. I thashë se tani që e mësova ç’është, e sigurova edhe unë ndaj tij”, mbylli rrëfimin me të qeshur Gjergji.

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat