Kriminelët po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të vjedhur mallra, duke u paraqitur si kompani transporti të rreme.
Shoqata e sigurimeve në Gjermani (GDV) paralajmëroi për rritjen e rasteve me të ashtuquajturit “transportues fantazmë”.
Këta transportues të rremë paraqiten në magazina si ngarkues-transportues të ligjshëm dhe largohen me ngarkesa të tëra mallrash.
Këta mashtrues përdorin platforma online për transport, trukojnë identitetet e vërteta dhe falsifikojnë dokumente si certifikatat e sigurimit për të fituar besimin e dërguesve.
Numri i rasteve është rritur ndjeshëm dhe dëmet ekonomike janë të mëdha.
Nga vetëm 80 raste në vitin 2022, në vitin 2024 janë dokumentuar tashmë 266 raste, 202 prej të cilave vetëm në katër muajt e parë.
Mashtrimi tashmë ka arritur peshë financiare të krahasueshme me vëllimin e vjedhjeve tradicionale të mallrave.
GDV e vlerëson në 1.3 miliardë euro në vit këtë vëllim.
Kriminelët madje po blejnë kompani të falimentuara për t’i përdorur si mbulesë për vjedhje të përsëritura.
Sipas GDV, inspektimet më rigoroze dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësore për ta ndalur këtë fenomen.
GDV kërkon që kompanitë transportuese të verifikojnë më imtësisht transportuesit dhe të kontrollojnë identitetet, adresat dhe referencat.
Pjesa më e madhe e rasteve përfshin vjedhje identiteti.
Mallrat e vjedhura përfundojnë kryesisht në Europën Lindore dhe vendet e Beneluksit, ku ligjet shpesh mbrojnë blerësit në “mirëbesim”, duke favorizuar tregtinë ilegale dhe rrjetet kriminale ndërkufitare.