19.7 C
Tirana
Monday, May 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL me agjentët e shitjes në workshop, në qendër forcimi i ekselencës...

SIGAL me agjentët e shitjes në workshop, në qendër forcimi i ekselencës në shërbimin ndaj klientëve

Në ambientet e Hotel Adriatikut në Durrës, kompania SIGAL organizoi dje dhe sot një workshop 2-ditor me pjesëmarrjen e agjentëve të saj të shitjes nga i gjithë vendi.
Ky aktivitet synonte nxitjen e rrjetit të shitësve të produkteve të sigurimit për t’i kombinuar produktet e ofertës së zgjeruar së fundmi, me produktet dhe nënproduktet më bashkëkohore që SIGAL ka përgatitur për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të tregut.
Gjatë fjalës së tij, CEO i Sigal, z. Avni Ponari theksoi rëndësinë e njohjes së thelluar të produkteve dhe aftësisë për të komunikuar qartë me klientët për to.
Z. Ponari inkurajoi agjentët të jenë bashkëpunues, të përkushtuar dhe mbi të gjitha të përçojnë vlerat e lidershipit dhe të kompanisë më novatore në treg, atë që SIGAL përfaqëson në tregun e sigurimeve në Shqipëri.
Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte kombinimi i ofertave dhe fleksibiliteti që produktet e shumta të kompanisë ofrojnë për klientët.
Në këtë referim u vu në dukje se përmes qasjes së integruar dhe me njohuri të plota për gamën e gjerë dhe të pakonkurrueshme të produkteve që kompania ofron, agjentët mund të rrisnin efikasitetin dhe besueshmërinë në terren.
Referues në këtë workshop për gamën e gjerë të produkteve dhe specifikat e secilit syresh, për nënproduktet e reja dhe kombinimet e tyre efikase, ishin edhe z. Besnik Çobaj, drejtor i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorrike; z. Ogert Shkrepa, drejtor i Pasurisë; znj. Milena Merjemaj, drejtore e Shëndetit; z. Klement Mersini, drejtor i Financës.
Ky workshop pati edhe ndërveprim mes palëve.
Agjentët sollën përvojat dhe sygjerimet e tyre nga praktikat e punës. Diskutimi për rritjen e ekselencës në shërbim ndaj klientit mori rrjedhë dykahëshe.
Përvojën e tyre e sollën edhe drejtuesit e SIGAL në rajon, në mënyrë që të standardizoheshin ndërkombëtarisht praktikat e suksesshme të rrjeteve të SIGAL në rajonin e Ballkanit.
Përmes këtij workshop-i, SIGAL, kompania lider në tregun e sigurimeve prej 26 vjetësh, riafirmoi misionin e vetë për të mbrojtur interesat e klientëve që i kanë besuar sigurimin e tyre.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat