WTW, kompania lider në nivel global në konsulencë dhe ndërmjetësim, ka njoftuar ndryshimin në pronësinë e sipërmarrjes së saj të përbashkët me Al-Futtaim Willis (AFW) në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pas vendimit të Al-Futtaim për të shitur 51% të aksioneve të saj, WTW do të marrë menaxhimin e plotë të biznesit të AFW, duke u mundësuar klientëve në Dubai dhe Bahrein qasje më të mirë në ekspertizën dhe mundësitë globale të kompanisë.
Ky ndryshim do të forcojë strategjinë e investimeve të WTW në Lindjen e Mesme dhe do t’i mundësojë ofrimin e shërbimeve të përmirësuara për klientët, si në nivel lokal, rajonal, ashtu edhe global.
Transaksioni pritet përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.