Uebsajti ndërkombëtar i specializuar për raportime globale të tregut të sigurimeve, njoftoi se gjatë vitit 2024, kompanitë e sigurimeve në Rumani kanë prekur një rekord historik.
Ato kanë paguar një shumë rekord prej 56 milionë lei rumunë në dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga stuhitë në banesat e siguruara.
Kjo rritje përbën një normë 120% krahasuar me vitin 2023.
Të dhënat referohen nga UNSAR, Unioni Kombëtar i Kompanive të Sigurimeve dhe Ririsigurimeve të Rumanisë.
Numri i kërkesave për dëmshpërblime të lidhura me stuhitë u rrit me 63%, me 7,537 raste të zgjidhura.
Të dhënat, sipas artikullit, duhen lexuar në dy drejtime:
- Si rritjen e frekuencës dhe intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit
- Ndërgjegjësimin e pronarëve të banesave për nevojën e mbrojtjes financiare shtesë përmes policave vullnetare
Dëmet nga stuhitë vlerësohen në 7,500 lei mesataratisht, afërsisht 165 mijë Lekë shqiptare. Kjo përbën një barrë të rëndë për familjet rumune.
Ato janë kryesisht dëme në çati, instalime, fasada dhe dritare.
Xprimm raportonte po ashtu se shuma më e lartë e paguar për një rast të vetëm arriti në 400,000 lei, çfarë janë afërsisht 92 mijë dollarë ose 9.2 milionë Lekë shqiptare.
21 kërkesa në ditë janë trajtuar nga kompanitë rumune për dëmshpërblim gjatë vitit 2024, sipas UNSAR-it.
Këto të dhëna nxjerrin në pah presionin në rritje që ngjarjet e lidhura me klimën ushtrojnë mbi infrastrukturën rezidenciale.
Dëmshpërblimet nga sigurimi vullnetar për banesat, për të gjitha rreziqet e mbuluara, arritën në shumën 163.7 milionë lei gjatë vitit 2024, një rritje prej 13% krahasuar paraardhës.
Xprimm e lexon këtë tregues si shenjë të qartë të rëndësisë në rritje të industrisë së sigurimeve përballë sfidave klimaterike.