Amerika vendos tarifa të reja, ekstremet prekin një kulm të ri.
Do të shkojnë deri në 3,521%, tarifat për importet e pajisjeve të lidhura me energjinë diellore nga Kamboxhia, Malajzia, Tajlanda dhe Vietnami.
Këto taksa u shpallën pas një hetimi të Departamentit amerikan të Tregtisë, i cili zbuloi se vendet e Azisë Juglindore po subvenciononin në mënyrë të padrejtë prodhuesit e paneleve diellore.
Vitin e kaluar, këto vende furnizuan SHBA-në me pajisje diellore në vlerë prej 13 miliardë dollarësh, duke përbërë gati 80% të importeve totale të SHBA-ve në këtë sektor