Grupi MIB përdor për herë të parë platformën PSG eXpedite. Emri i këtij modeli lidhet me Paperless Solutions Group (PSG), kompani e grupit MIB. Ata ndërtuan një model të tërin online për nënshkrime elektronike dhe menaxhim fluksesh të dedikuara vetëm për sektorin e sigurimeve.
Përdoruesit e metodës dërgojnë dokumente në shumë drejtime njëherësh dhe mund të shtojnë elemente për nënshkrimin. Expedite synon të eleminojë barrierat, kryesisht me natyrë fizike, të tregut të sigurimeve duke e virtualizuar, pa e prekur në konkretësinë e përfitimeve, praktikën.
Edhe pse është konceptuar dhe ndërtuar për të përmbushur nevojat specifike të sigurimeve të jetës, eXpedite mund të mbështesë çdo proces që kërkon një nënshkrim elektronik, përfshirë funksione bazë si burimet njerëzore, kontraktimi me furnitorë apo segmente të tjera të sigurimeve.
Platforma eXpedite ofron funksione të avancuara që përfshijnë mbështetjen për një numër të pakufizuar palësh për nënshkrim me mundësinë për të përcaktuar rendin e firmave, delegimin e kontrollit të dokumenteve për shtim fushash, pyetjesh apo dokumentesh shoqëruese, si dhe caktimin e roleve për marrës dhe mbikëqyrës të dokumenteve. Platforma ofron një sistem të fuqishëm njoftimesh për të gjithë palët në lidhje me statusin e dokumenteve, modele email-esh të personalizueshme sipas stilit të kompanisë, ofron mundësinë për të përdorur bibliotekën PSG, autentifikimin e sigurt përmes mesazheve tekst ose fjalëkalimin unik, si dhe kapacitete të plota API ( application programming interface), të cilat integrohen lehtë në çdo sistemet ekzistuese të punëve.