12.5 C
Tirana
Wednesday, April 16, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetElektricisti ndërron jetë si pasojë e një aksidenti në punë, Policia shoqëron...

Elektricisti ndërron jetë si pasojë e një aksidenti në punë, Policia shoqëron dy kolegët e tij

Policia e Fierit, sipas një njoftimi të saj zyrtar, ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, në lidhje me rastin e vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën dje në fshatin Mërtish, Divjakë.

Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.

Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST-së dhe OSHEE-së.

Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat