Në fund të 9-mujorit 2024, tregu i sigurimeve të Serbisë realizoi një vëllim të primeve të shkruara bruto me vlerë 132.57 miliardë RSD, ose rreth 1.13 miliardë euro, Kjo shifër shpreh një rritje me 14.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesën më të madhe të primeve e zinin ato të sigurimeve të Jo-Jetës, me 109.13 miliardë RSD dhe segmenti i sigurimit të Jetës zinte 15.4 miliardë RSD. Vlera e dëmeve të paguara u rrit me 13.93% në vit duke arritur në 59.78 miliardë RSD ose rreth 510.6 milionë euro, nga e cila, pjesa më e madhe prej 44.78 miliardë RSD, ishte e lidhur me sigurimet e JoJetës. Në fund të shtatorit 2024, në treg vepronin 16 kompani sigurimesh.