Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e pikave të zeza (black spot) në rrjetin rrugor kombëtar 2024.
Fondi limit i këtij projekti është 83 milionë e 261 mijë lekë.
Ky projekt do të parashikojë ndërhyjen si dhe realizimin e punimeve për rritjen e sigurisë rrugore në nyje apo pjesë të rrugës, të klasifikuara si “pika të zeza”.
Sipas dokumentit, synohet shtimi i elementëve të sigurisë për të reduktuar aksidentet dhe për të rriutr sigurinë.
Bazuar nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policsë së Shtetit dhe databazës së aksidenteve janë identifikuar pikat më problematike që janë me rrezik të lartë aksidentesh, si në segmentin rrugor Qafë Kashar – Rinas në Rrugën e Aeroportit, që e bën këtë nyje në formë dopio “T”, mjaft të ngarkuar. Fluksi i madh i mjeteve në rrugën kryesore dhe pritja e gjatë e mjeteve në rrugën dytësore, i shtyn këto të fundit të bëjnë manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente.
LEXO EDHE: Aksident me një viktimë në Vorë-Rinas
Problematikat e kёsaj nyje nё formё “T” qё e karakterizojnё kёtё si pikё tё zezё (black spot) shfaqen nё: shpejtësinë e lartë në rrugën kryesore; parakalimet e gabuara në rrugën kryesore dhe nungesa e elementëve të sigurisë rrugore.
Problematika paraqiten edhe në segmentin rrugor Maminas-Lalëz, ku shpejtësia dhe mugesa e fushëpamjes bën që drejtuesit e mjeteve të ndërmarrin manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente.
Ndërkohë, ndërhyrje të tjera parashikohen edhe në segmente të tjera rrugore, pasi janë identifikuar pika të zeza në segmentin Elbasan-Rrogozhinë; Fushë Krujë-Thumanë; Shkodër-Hani Hotit dhe në segmentin rrugor Kthesa Balldre-Mabë, ku lind nevoja e plotësimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është eleminimi i aksidenteve në rrugë, rikthim, përmirësimi dhe rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e saj, thuhet në dokument.
LEXO EDHE: Aksidentet rrugore/ Pse duhet ti drejtoheni direkt kompanisë së sigurimit?




