Shirat e një dite të fundit kanë përmbytur një pjesë të tokave bujqësore të Bashkisë Divjakë.
Tokat bujqësore në Tërbuf dhe Këmishtaj janë nën pushtetin e ujit.
Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese solli përmbytje të tokave bujqësore.
Fermerët thonë se nëse uji qëndron për ditë të tëra pa ikur nga tokat, rrezikohet kalbja e të mbjellave.
Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi
Sot, më shumë se kurrë, ngjarjet që vijnë nga ndryshimet klimatike po përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.
Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e motit të keq në Shqipëri sinjalizoheshin çdo 3 ose 4 vjet, sot ngjarjet prodhimiet bujqësore përsëriten disa herë në vit.
Kjo bën që bujqit dhe fermerët të jenë përballë një rreziku potencial që mundi i tyre disa mujor të shkatërrohet në pak minuta.
Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.
Çfarë ofron SIGAL për fermerët?
Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Përmes kësaj police sigurohen:
– ndërtesa,
– makina dhe makineri bujqësore,
– investimet ne bujqësi,
– prodhimi bujqësor,
– serat,
– linja dhe teknologji prodhimi blegtoral,
– kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi,
– shpendët,
– baza ushqimore.
Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga:
– zjarri,
– vjedhja,
– rreziqet natyrore,
– sëmundjet,
– dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Pse Sigurohet?
Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.
Për më të marrë një ofertë sigurimi të përshtatshme për ju, kontaktoni tani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829