13.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLista e plotë e njerëzve më të pasur të botës dhe historisë

Lista e plotë e njerëzve më të pasur të botës dhe historisë

Pasuria e Elon Musk ka arritur majat në muajt e fundit pasi shkoi në shifrën 400 miliardë dollarë duke e bërë njeriun më të pasur të botës.

Sipas Bloomberg, një marrëveshje e re e kompanisë së tij, SpaceX e ka ndihmuar të konsolidojë këtë pozicion.

Muajin e shkuar, vlera e pasurisë së Musk u rrit me 136 miliardë dollarë pasi SpaceX dhe investitorët ranë dakord për të blerë 1.25 miliardë dollarë të aksioneve të brendshme.

Kompania renditet ndër bizneset private më me vlerë në planet.

Një nga  faktorët kryesorë që ndikoi në rritjen e pasurisë së Musk, është aleanca e tij me Donald Trump  gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe roli i tij i ri në kabinetin e Trump, në departamentin e eficencës.

Një tjetër nga kompanitë e miliarderit, Tesla ka pësuar rritje pas humbjes së Kamala Harris. Aksionet e kompanisë janë rritur me 50% pas ditës së zgjedhjeve.

Ngjarjet e fundit kanë rezultuar të suksesshme për Musk duke e bërë 140 miliardë dollarë më të pasur se Jeff Bezos që mban vendin e dytë.

Sipas Forbes, pasuria e Bezos arrin në 243 miliardë dollarë.

Lista e 10 njerëzve më të pasur të botës:

1. Elon Musk, 400 miliardë dollarë

2. Jeff Bezos, 243.7 miliardë dollarë

3. Larry Ellison, 223.4 miliardë dollarë

4. Mark Zuckerburg, 218.6 miliardë dollarë

5. Bernard Arnault, 171.5 miliardë dollarë

6. Larry Page, 160.5 miliardë dollarë

7. Sergey Brin, 153.5 miliardë dollarë

8. Warren Buffet, 143.7 miliardë dollarë

9. Steve Ballmer, 130.5 miliardë dollarë

10. Jensen Huang, 121.6 miliardë dollarë

Por kush janë njerëzit më të pasur në histori?

1. Mansa Musa, 4.6 trilionë dollarë

Mansa Musa, mbreti i Mali besohet që të jetë njeriu më i pasur në histori, sa thuhet që pasuria e tij të ketë qenë e pamatshme. Mali ishte një vend me nëntokë të pasur, kripë dhe ar në periudhën e viteve 1280-1337. Në atë kohë, ishte prodhuesja më e madhe e arit në botë. Udhëheqësi afrikan njihet për pelegrinazhin më ekstravagant të të gjitha kohërave, kur ai u shoqërua në Mekë nga 60.000 burra.

2. Perandori Shenzong, 4 trilionë dollarë

Perandori Shenzong udhëhoqi Perandorinë Kineze nga 1048-1085. Pasuria e tij vinte nga taksat dhe zhvillimet teknologjike që historianët thonë se Kina ishte shumë hapa përpara Europës. Gjatë sundimit të tij, ekonomia ishte e centralizuar çka do të thoshte se perandori kishte shumë pushtet ekonomik.

3. Akbar, 3.8 trilionë dollarë

Akbar ndërtoi Taj Mahal në vitet 1500. Sovrani i Indisë llogaritet të ketë pasur rreth 3.8 trilionë dollarë me shifrat e sotme. Asokohe, Perandoria Mughal përfaqësonte ¼ të PBB botërore.

4. Genghis Khan, 2.1 trilionë dollarë

Themeluesi i Perandorisë Mongole ishte sundimtari më i pasur i viteve 1100-1200 dhe kishte margaritarë e diamante me vlerë triliona dollarë dhe 270.000 kuaj që arrinin në 13 miliardë dollarë. Perandoria vlente triliona dollarë dhe pjesa më e madhe e pasurisë ishte vënë përmes pushtimeve. Vende si Kina, Siria, Korea, Rusia dhe Lindja e Mesme udhëhiqeshin nga Khan.

5. John D. Rockefeller, 674 miliardë dollarë

Themeluesi i Standard Oil renditet ndër njerëzit më të pasur në histori. Ai investoi në industrinë e naftës nga 1865-1880 dhe kompania e tij kontrollonte 90% të naftës në Amerikë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat