13.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreUshqimet që "u ka dalë nami" si të shëndetshme

Ushqimet që “u ka dalë nami” si të shëndetshme

Jo gjithmonë ushqimet që duken si “të shëndetshme” janë vërtet të tilla.

Në vijim, 7 produkte që shpesh gabimisht mendohen si të mira për shëndetin, por që duhen konsumuar me kujdes.

1. Tortat e orizit

Përmbajnë karbohidrate bosh që rrisin shpejt sheqerin në gjak. Gjatë procesit të prodhimit krijohet akrilamidi, një substancë potencialisht kancerogjene. Kujdes edhe nga arseniku dhe kadmiumi që mund të gjenden në oriz.

2. Djathi vegan

Jo çdo produkt vegan është i shëndetshëm. Djathi vegan ka më shumë yndyra të ngopura dhe shumë më pak proteina dhe kalcium sesa djathi tradicional. Për më tepër, përmban shtues dhe shumë kripë, duke rritur rrezikun për obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

3. Shufrat me drithëra

Edhe pse duken të shëndetshme, shumica janë të mbushura me sheqer dhe përmbajnë pak fibra ose proteina. Shpesh përdorin shurup fruktoze që mund të çojë në probleme si mëlçia yndyrore.

4. Frutat e thata

Duken si një alternativë e shëndetshme, por janë të mbushura me sheqer dhe fruktozë. Më mirë zgjidhni fruta të freskëta si mollë, dardhë, ose banane.

5. Alternativat e sheqerit

Shurupet si ai i agaves, i orizit ose mjaltit janë të pasura me sheqer dhe kalorikisht të ngjashme me sheqerin e zakonshëm. Madje ëmbëlsuesit si eritritoli ose ksilitoli mund të shkaktojnë efekte laksative nëse konsumohen me tepricë.

6. Drithërat për mëngjes

Granola dhe drithërat e tjera shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe yndyra. Për një opsion më të shëndetshëm, zgjidhni tërshërë të plotë me fruta të freskëta dhe kos natyral.

7. Smoothie-t e gatshme

Smoothie-t e supermarketeve shpesh përmbajnë lëngje frutash dhe sheqer të shtuar, me pak fibra dhe ushqyes. Bëni smoothie tuaj në shtëpi me fruta të freskëta dhe shtoni perime për më shumë vlera ushqyese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat