Një tërmet me magnitudë 7 tronditi brigjet e Kalifornisë Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lëkundjet ishin të fuqishme dhe janë ndjerë në një sërë qytetesh duke shkaktuar panik tek qytetarët që dolën në rrugë për shkak edhe të disa pasgoditjesh.
Shumë prej banorëve kanë filmuar momentet e goditjes dhe videot i kanë postuar në rrjete sociale.
Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Deri më tani raportohet për dëme materiale në disa zona.