7.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet duke punuar, humb jetën 50-vjeçari në Durrës

Aksidentohet duke punuar, humb jetën 50-vjeçari në Durrës

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, teksa ka qenë duke punuar me duralumin.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë në pak ditë teksa një 28-vjeçar në Vlorë u plagos rëndë gjatë punës në ndërtim, ndërsa një 61-vjeçar humbi jetën në Kurbin gjatë punës në një lavatriçe inertesh ndërtimi.

Siguria dhe shëndeti në punë, neglizhenca që po na kushton

Siguria dhe Shëndeti në Punë nënkupton masat e marra për të siguruar mirëqenien fizike dhe mendore të punonjësve gjatë kohës që zhvillojnë aktivitietin e tyre të punës. Kjo përfshin një sërë strategjishë dhe procedurash, si sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe nxitjen e veprimeve të shëndetshme.

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.

Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.

Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.

Së treti, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.

Punëdhënësit kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve të tyre. Kjo përfshin ofrimin e një mjedisi të sigurt të punës, trajnimin e punonjësve për procedurat e sigurisë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse të nevojshme.

Me gjithë masat maksimale që mund të merren, për ta bërë sa më të sigurt ambientin e punës, sërish risku i ndodhjes së aksidenteve nuk eliminohet plotësisht.

Për këtë arsye, si pjesë të strategjisë për sigurinë dhe shëndetin në punë nga punëdhënësi, sugjerojmë pajisjen e stafit me sigurimin e përshtatshëm ndaj aksidenteve.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet ofron mbështetje financiare për punonjësit, në rast të dëmtimeve shëndetësore për shkaqe aksidentale apo për humbjen e jetës.

Ky sgurim ofron:

– Mbrojtje financiare për paaftësinë e shkaktuar nga aksidenti;

– Mbulim të shpenzimeve mjekësore për trajtimin e dëmtimit të pësuar;

– Mbrojtje financiare për familjarët (përfituesit) në rast se i siguruari ndërron jetë.

– Siguron qetësinë mendore si për punëdhënësin ashtu edhe për punonjësit

 

Duke ofruar Sigurimin nga Aksidentet dhe duke i dhënë përparësi masave të sigurisë, punëdhënësit mund të krijojnë një mjedis pune më të sigurt dhe më të shëndetshëm për punonjësit e tyre.

Kontaktoni për të ofruar kushtet më të mira për punonjësit tuaj, me sigurimin më të përshtatshëm:

Whatsapp +355 686062829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEHumbi jetën në minierë, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjen me 60 milionë lekë/ Ponari-bizneseve: Siguroni punonjësit tuaj!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat