11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStina e gripit dhe virozave/ Shmangni antibiotikët, temperatura deri 39.5...

Stina e gripit dhe virozave/ Shmangni antibiotikët, temperatura deri 39.5…

Ulja e temperaturave ka rritur qarkullimin e gripit dhe shumë viruseve të tjerë respiratorë.

Mjekët konstatojnë se pas pandemisë së Covid-19 disa viruse janë bërë më agresive në popullatë. Kjo situatë e re e diktuar nga pandemia, ka rritur sëmundshmërinë, por edhe konsumin e antibiotikëve.

Mjeku Edi Tushe këmbëngul për shmangien e medikamenteve, pasi përdorimi i tyre, shpesh pa rekomandimin e specialistit, rrezikon krijimin e rezistencës mikrobike, shkruan A2 CNN.

Ashtu si në Europë, edhe në vendin tonë është në qarkullim influenca e tipit A, ose siç njihet ndryshe, gripi australian, Covid-19, virusi respirator Sinsincial dhe shumë viruse të tjerë respiratorë.

Pediatri Edi Tushe këshillon prindërit të mos alarmohen nga temperatura e lartë dhe mos të nxitojnë për të dhënë medikamente. Referuar të dhënave nga hemisfera e Jugut, influenca A apo gripi australian këtë vit kishte më shumë përhapje dhe agresivitet. Në vendin tonë ky tip i gripit ka qarkulluar edhe vite më parë.

LEXO EDHE: Spitalet, fluks i shtuar për shkak të virozave/ Pse ju nevojitet “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat