U mbyll ditën e djeshme Panairi i 27-të i Librit.
Nga data 13 deri më 17 nëntor mijëra dashamirës të librit vizituan Pallatin e Kongreseve duke i shndërruar këto ditë në një festë kulturore.
Këtë vit vizitorët e panairit treguan interes të lartë për librin.
Gjatë këtij edicioni u vu re një interes të shtuar të audiencave duke mos patur dallim të madh midis të interesuarve meshkuj e femra.
Edhe të rinjtë shfaqën një interes të shtuar, kryesisht në stendën e “SIGAL Audiobooks.al”, platforma e parë e librave audio në Shqipëri.
Qindra qytetarë vizituan stendën dhe shkarkuan aplikacionin për të patur në celular, ipad apo laptop librarinë më të madhe digjitale në shqip.
Audiobooks.al është platforma e vetme e librave në audio në shqip.
Rreth 50 mijë abonentë, nga të pesë kontinentet, gjejnë në platformë botimet më prestigjoze, shqiptare dhe të huaja; romane klasikë dhe modernë, bestseller dhe historikë, biografi dhe letërsi për fëmijë.
Çdo moshë mund të gjejë në audiobooks.al librat e tyre të lexuara nga zërat më të njohur radiofonikë të shqipes.
Një bibliotekë e vyer online, një alternativë për të shkuar te çdo lexues, në çdo kohë dhe në mënyrën më të thjeshtë të mundshme!
Si mund të regjistrohemi?
Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkojmë “SIGAL Audiobooks” në Play Store apo App Store për të hapur një llogari. Dhe me vetëm me një emër përdoruesi, një adresë e-maili, një fjalëkalim të shkurtër mund të aksesojmë qindra libra.
Kush nuk e ka bërë ende, le ta bëjë tani dhe të marrē librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.