5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCilat janë taksat e reja për vitin 2025? 

Cilat janë taksat e reja për vitin 2025? 

Ndonëse qeveria nuk ka hartuar një paketë të mirëfilltë fiskale për vitin 2025, për shkak se ndryshimet që parashikohen tek taksat janë pasqyruar në strategjinë afatmesme të të ardhurave, do të hyjnë në fuqi taksa të reja që janë miratuar më herët, të cilat do të sjellin më shumë fonde në buxhet.

 

Referuar relacionit të buxheti për vitin e ardhshëm, ndër masat e politikave fiskale të parashikuar në këtë buxhet janë ligje tatimore të miratuara në paketat e mëparshme dhe që sjellin efekte në të ardhura në vitin 2025, si dhe të ardhura nga efekti i politikave buxhetore.

 

Konkretisht, zbatim të ligjit për akcizat, lidhur me cigaret dhe duhanet, ka një kalendar për vitet 2022-2026 lidhur me rritjen e nivelit të akcizës çdo vit.

 

Për vitin 2025 janë parashikuar të ardhura shtesë nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës në shumën prej 852 milionë lekë si dhe 20% TVSH mbi këtë shumë të rritur akcize.

 

Po ashtu, në buxhetin e të ardhurave të vitit 2025, janë parashikuar të gjenerohen 2 miliardë lekë shtesë nga zbatimi i ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit dhe kazinotë”, të cilat u miratuan gjatë këtij viti.

 

Të ardhurat shtesë të parashikuara, përfshijnë si taksat nacionale të programuara të regjistrimit të operatorëve që do operojnë në fushën e basteve sportive, edhe të ardhurat nga tatimi mbi lojërat e fatit-baste sportive online që do paguajnë subjektet që do licencohen.

 

Nga ana tjetër, nga data 1 korrik 2024 u zbatua reforma e dytë buxhetore e rritjes së pagave në administratën shtetërore. Rritja e fondit të pagave për administratën shtetërore ka efekt në të ardhurat nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Për vitin 2025, janë parashikuar që 7 muajt e parë, efekti në të ardhura do të jetë 6,3 miliardë lekë, nga të cilat 2 miliardë lekë janë të ardhura nga tatimi mbi pagën dhe rreth 4,3 miliardë lekë janë të ardhurat nga kontributet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat