13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shtator 2024/ 71 mijë mjete të reja në Shqipëri, kryeson Tirana

Janar-Shtator 2024/ 71 mijë mjete të reja në Shqipëri, kryeson Tirana

71,400 mjete të reja janë regjistruar në vendin tonë nga fillimi i vitit deri në shtator, sipas të dhënave të INSTAT.

 

Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Shtator 2024, rezulton 939.152 mjete.

 

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %).

 

Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606 km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

 

Në tremujorin e tretë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

 

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

 

Gjatë tremujorit të tretë 2024, janë regjistruar për herë të parë 26.183 mjete rrugore.

 

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe e zënë “Autoveturat” me 84,8 % dhe “Motor” me 7,9 %.

 

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 38,9 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e tretë 2024.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,4 % dhe qarku Dibër me 2,1 %.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat