1.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreArtriti reumatoid, ushqimet që duhet të evitoni!

Artriti reumatoid, ushqimet që duhet të evitoni!

Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune që prek rreth 1% të popullsisë globale, shpesh duke u shfaqur midis moshës 20-50 vjeçare.

Femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të preken nga ky artrit.

Kjo sëmundje çon në deformime të dukshme të nyjeve, ngurtësi dhe kufizim të lëvizjes.

Nëse vuani nga artriti reumatoid, ja disa ushqime që duhet të evitoni:

Nënproduktet e qumështit: Kazeina, një proteinë që ndodhet në shumicën e nënprodukteve të qumështit, është e njohur për shkaktimin e inflamacionit dhe irritimit të indeve rreth nyjeve.

Vaji i misrit: Ky vaj përmban acide yndyrore Omega-6, të cilat mund të çekuilibrojnë proporcioni me Omega-3 dhe të shkaktojnë inflamacion të nyjeve. Edhe vajrat si ai i farave të rrushit dhe i sojës duhet shmangur.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Këto ushqime përmbajnë toksina si “glycation”, të cilat ndikojnë negativisht në oksidimin e indeve lidhëse dhe qelizave trupore, duke përkeqësuar simptomat.

Kripa: Teprica me kripë çon në mbajtje të ujit në trup dhe rritje të presionit në enët e gjakut, duke përkeqësuar dhimbjet e artritit.

Duke shmangur këto ushqime, mund të ndihmoni në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid dhe të përmirësoni cilësinë e jetës suaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat