-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVendet në Europë me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë/...

Vendet në Europë me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë/ Ku është më e rrezikshme të udhëtosh me makinë?

Vitin e kaluar në Kroaci kishte 71 vdekje për një milion banorë, ndërsa mesatarja në BE ishte 46, përcjell osiguranje.hr.

 

Vërehet se, gjendja e rrugëve dhe drejtuesit e papërgjegjshëm në Kroaci po bëhen një problem në rritje, pavarësisht veprimeve dhe paralajmërimeve të policisë, siç dëshmohet nga një raport i fundit i Komisionit Evropian, ku thuhet se Kroacia është ende ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve për milion banorë.

 

Në të njëjtën kohë vitin e kaluar, 20,400 njerëz vdiqën në rrugët evropiane, 1% më pak se në 2023.

 

Sipas të dhënave të KE-së, rrugët më të rrezikshme janë në Bullgari dhe Rumani, ku kishte respektivisht 82 dhe 81 vdekje për një milion banorë, dërsa Suedia kishte numrin më të vogël (22).

 

Numri i automjeteve të regjistruara është rritur ndjeshëm. Në dhjetë vitet e fundit kemi shënuar një rritje prej gati 32%, po ashtu është rritur numri i drejtuesve – 1% më shumë se vitin e kaluar, pra tani kemi rreth 2,330,000 vozitës.

Numri i motoçikletave është rritur me 66%, gjë që krijon një ngarkesë shtesë në rrugët tona – autostrada, rrugë shtetërore, qarku dhe lokale.

Numri i të vrarëve po ulet nga viti në vit, por fatkeqësisht 172 persona kanë vdekur ose 13 persona më pak se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar”, thotë ministri kroat i Punëve të Brendshme Davor Bozhinovic.

LEXO EDHE“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat