13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDitëlindja e SIGAL UNIQA Kosovë/ 21 vite partneritet, 21 vite siguri, 21...

Ditëlindja e SIGAL UNIQA Kosovë/ 21 vite partneritet, 21 vite siguri, 21 vite histori suksesi

Kompania lider e sigurimeve në Kosovë, SIGAL UNIQA feston sot 21-vjetorin e themelimit të saj.

 

Pjesë e Grupit “SIGAL UNIQA”, me seli qëndrore në Tiranë, kompania ka njohur rritje vit pas viti duke u shndërruar sot në emrin më të besuar të sigurimeve.

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosovë shënon 21 vjetorin e themelimit të saj! 

 

Për gjatë dy dekadave, kompania jonë ka udhëhequr vazhdimisht rrugën në ofrimin e mbulimit gjithëpërfshirës që mbron atë që ka më shumë rëndësi – jetën, shëndetin, pronën, biznesin, automjetet dhe më gjerë. 

 

Ky moment historik nuk është thjesht një pasqyrim i arritjeve tona, por edhe një falënderim i përzemërt për të gjithë njerëzit dhe bizneset që na kanë besuar gjatë viteve. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur çdo aspekt të jetës tuaj, duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë.

 

21 vite partneritet! 21 vite siguri! 21 vite histori suksesi!”, shkruan kompania në rrjetet e saj sociale.

 

Si lindi SIGAL UNIQA Group Austria- Kosova?

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në tetor 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi. Ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL UNIQA LIFE – Kosova.

 

Sot, pas 21 vjetësh, ajo është kompania më e madhe e sigurimeve në Kosovë kryeson tregun ku operojnë 10 kompani.

 

Në 21 vite të ekzistencës së saj në Kosovë, SIGAL UNIQA ka njohur rritje vit pas viti dhe aktualisht numëron mbi 200 milionë Euro prime dhe mbi 100 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

 

Një tjetër “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre. Këtu mund të përmendim “Teleshëndet”, “Shërbimi i Asistencës Rrugore AutoSOS” apo platformën “SIGAL ONLINE”, e cila u mundëson klientëve aksesim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe mbi të gjitha më me më pak kosto të çdo siguracioni që u nevojitet.

 

Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar.

 

Qindra punonjës të SIGAL UNIQA kanë marrë trajnime profesionale, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Vjenë.

 

Sepse prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e një prej grupeve kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, “UNIQA Insurance Group”.

 

Por SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka qenë edhe një nga kontribuesit kryesor të jetës ekonomiko-financiare të vendit. Gjatë këtyre viteve ajo jo vetëm që ka kryer miliona euro investime por ka qenë suportuese e Sportit, Artit, Kulturës e shumë fushave të tjera.

LEXO EDHEKampionët me kampionët/ Vijon bashkëpunimi KB Prishtina-SIGAL UNIQA

Ndaj sot, SIGAL UNIQA në Kosovë është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit. Për këto arsye dhe jo vetëm kompania është vlerësuar nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare me çmime dhe certifikata të shumta.

 

Sot SIGAL UNIQA mbulon gjeografikisht të gjithë Kosovën përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të vendit. dërsa prej vitesh është brendi më i preferuar i qytetarëve për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe automjetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat