Është publikuar edicioni i 25-të i renditjes dhe raportit të markave më të mira globale për vitin 2024 nga “Interbrand“.
Ky është një moment historik pasi kemi të bëjmë me studimin më të gjerë në botë mbi rolin që luan marka në nxitjen e të ardhurave dhe krijimin e vlerës së tregut.
“Që nga viti 2000, 185 marka janë paraqitur në renditjen tonë prestigjioze. 85 janë zhdukur me kalimin e kohës – duke përmendur emra si Kodak, Heinz, Nokia dhe AOL. Vetëm 35 marka kanë mbetur në kohën e mbulimit të tabelës së markave më të mira globale dhe vetëm dy vazhdimisht në Top 10: Microsoft dhe Coca Cola”
Ajo që bie në sy në Top 10 është edhe prania e 3 markave të njohura të automobilave ku në krye rezulton gjigandi japonez “Toyota”.
LEXO EDHE: ‘Alto Sh.p.k’, përfaqësuesi i vetëm i Toyota/ I vetmi distributor që ofron 10 vite garanci
Top 10:
1. Apple
2. Microsoft
3. Amazon
4. Google
5. Samsung
6. Toyota
7. Coca Cola
8. Mercedes Benz
9. Mc Donald’s
10. BMW
Sa i përket kompanive të Sigurimit, “Allianz” rezulton e para duke zënë vendin e 29.
LEXO EDHE: “UNIQA” mes Top 10 markave më të forta të sigurimeve për vitin 2024