14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracioni i makinës/ 7 faktorët e riskut që do ndikojnë në çmim

Siguracioni i makinës/ 7 faktorët e riskut që do ndikojnë në çmim

Nëse makinën ia lë dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit të automjetit, por edhe pronarit e mjetit.”

 

Ky është një ndër rregullat e reja që do të zbatohen për të gjithë shoferët që shfaqen problematikë gjatë drejtimit të automjetit.

 

Sistemi bonus malus, i cili do të hyjë në fuqi nga janari 2025 do të zbatohet në bazë të 7 elementeve të riskut.

 

Drejtoresha e AMF, Mimoza Kaçi nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave prezantoi dhe projekt-rregullohen e plotë.

Aktualisht kjo rregullore ka përfshirë 7 faktor rreziku, në vendet e tjera përfshin më shumë. Për këto faktor kemi të dhëna të disponueshme dhe do të kemi një proces sa më pak në letër. Do ndikojnë drejtpërdrejt në primin e sigurimit”.

 

Përveç historikut elementet janë fuqia motorike e mjeteve, mosha e të siguruarit. 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjeteve. Qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.”

 

Në primin e sigurimit do të merren parasysh edhe aksidentet apo sjelljet e gabuara të shoferit me automjet.

 

Sipas drejtueses së AMF ekziston tashmë një databazë e ngritur për këtë punë.

 

Primi i diferencuar në bazë të rrezikut që mbart çdo i siguruar. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërsa për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.

 

Por a do të tarifohen më shumë të rinjtë e të moshuarit në automjet, automjetet e vjetra apo edhe ata të cilët përdorin mjetin e familjes, të afërmit etj?

 

Do ketë ndryshime për makinat e vjetra me rritje të tarifës mund të jenë shkak për aksidentet dhe një I moshuar si ka cilësitë e moshës mesatare. Dhe historiku i të rinjve.”

 

Një familje ka një makinë dhe e ngasin të gjithë si do të veprohet me këtë sistem të ri?

 

Një i ri që ka një fuqi motorike të madhe të dënohet më shumë.

 

“Historiku i dëmeve i drejtohet drejtuesit të mjetit. Mosha e të siguruarit është një tipar i drejtuesit do ketë gërshetim të karakteristikave të mjetit. Në rast se një drejtues mjeti ja lë një anëtari të familjes, shokut etj. malusi i shkon të dyve. Tarifimi me malus në policën e ardhshme do të jetë i penalizuar. Bonus malusin do ta ketë 1.”

 

7 fakorët e riskut:

 

1-Historiku i dëmeve, shumë i rëndësishëm. Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti. Po punohet që edhe vetë shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.

2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i madh dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.

3- Mosha e të siguruarit, 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.

4-Eksperienca në drejtimin e mjetit, ku kanë vende që përfshijnë edhe pikët e patentës

5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues.

6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.

7- Vjetërsia e mjetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat