13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike"/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë...

“Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai

Forcimi dhe shtimi i masave për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike ishte fokusi kryesor i Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike që bëri bashkë zyrtarë të lartë, ekspertë të sigurisë kibernetike, përfaqësues diplomatikë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

 

Gjatë kësaj konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se për pak ditë do të miratohet një rregullore e re që i detyron bankat e nivelit të dytë të shtojnë masat për rritjen e sigurisë kibernetike.

 

Në bashkëpunim dhe me asistencën teknike të Departamentit të Shtetit të Thesarit Amerikan, është një rregullore e re që ne e kemi përgatitur dhe presim ta miratojmë në këtë mbledhje Këshilli, e cila do të rrisë kërkesat dhe masat për bankat e nivelit të dytë në lidhje me sigurinë kibernetike.

 

Në panele, u diskutua gjithashtu nevoja që të investohet në shkollat profesionale, me synimin që këto të fundit të përgatisin ekspertë të sigurisë kibernetike që ofrojnë zgjidhje praktike për problemet e lidhura me këtë çështje.

 

Sigurimi nga rreziku Kibernetik/ Çfarë u ofron SIGAL UNIQA bankave dhe bizneseve në përgjithësi?

 

Në momente kur çdo biznes mund të ndjehet i kërcënuar, SIGAL UNIQA Group Austria, ashtu si për çdo rrezik tjetër që na cënon përditshmërinë tonë, vjen me një produkt Sigurimi unik, i cili ka në fokus një nga sektorët më të rrezikuar nga këto sulme kibernetike.

Ky sigurim mbulon Bankën për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik.

 

Ndër rreziqet e siguruara mund të përmendim:

 

– Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave dhe shkeljes së konfidencialitetit;

 

– Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të dëmit kibernetik;

 

– Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;

 

– Mbulimi i detyrimit për shkak të kushteve penale për pagesat elektronike;

 

– Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;

 

– Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;

 

– Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;

SIGAL UNIQA ofron mbulim përgjegjësie kibernetike deri në 3 milionë EURO.

Llogarisni online riskun KËTU

Ose për çdo paqartësi shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat