9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVizita e Erdoğan në Tiranë/ Denaj dhe homologu turk nënshkruajnë "Deklaratën për...

Vizita e Erdoğan në Tiranë/ Denaj dhe homologu turk nënshkruajnë “Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumaklı, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”, duke shënuar një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshenë këtë fushë.

Deklarata e nënshkruar synon të sjellë një model të ri sigurimesh për bujqësinë shqiptare, të ngjashëm me Fondin e Sigurimeve Bujqësore të Turqisë (TARSIM).

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për fermerët shqiptarë, duke siguruar mbështetje më të fortë financiare dhe një mjedis më të qëndrueshëm për sektorin bujqësor.

Ky bashkëpunim krijon një kornizë të re për shkëmbime institucionale dhe për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurimeve në bujqësi, me një impakt konkret dhe të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri.

Rëndësia e kësaj marrëveshjeje është garantimi i mbështetjes së nevojshme për fermerët shqiptarë dhe për rritjen e mundësive të tyre për përballimin e sfidave në bujqësi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat