Shqipëria, Mali i Zi dhe dhe Maqedonia e Veriut janë shtetet e para që do të bëhen pjesë e zonës unike të shkëmbimeve finaciare në monedhën Euro që nga 1 Janari 2025.
Në raportimin në komitetin e jashtëm të PE drejtori për zgjerimin Jan Koopman tha se kjo do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe ekonominë shqiptare, duke përfshirë uljen e shumëfishtë të kostove, shkurtimin e kohës së transaksioneve si dhe thjeshtimin e pagesave ndërkufitare në tregun e përbashkët evropian.
Ndërkaq pritet që fondet e para financiare nga plani i rritjes ekonomike prej 6 miliard Eurosh të nisin të lëvrohen deri në fund të këtij viti. Të gjashtë liderët e rajonit gjithashtu do të takohen çdo tre muaj për të diskutuar mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Axhendat e Reformës, janë pjesë integrale e këtij instrumenti të miratuar nëntorin e kaluar nga Komisioni Evropian. Raportet e paraqitura për reformat nga Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit janë në proces shqyrtimi nga KE.
Qëllimi ynë lidhet me dyfishimin e përmasave të ekonomisë së këtyre vendeve nënvizoi Koopman. Kjo sipas tij është një dëshmi e një momenti të ri në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor ndaj pritet që edhe përsa i përket negociatave të ecet me shpejt duke mbyllur po aq kapituj në muajt e ardhshëm sa në dekadën e kaluar me Kroacinë.
Ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi shtet nga rajoni ynë që nuk ka dorëzuar versionin përfundimtar të Axhendës së saj për Reforma që kushtëzon dhënien e fondeve financiare.