“Moody’s RMS Event Response” vlerëson se humbjet e siguruara nga përmbytjet që goditën Evropën Qendrore nga 11 deri më 19 shtatori, ka të ngjarë të kapin vlerën nga 2.5 miliardë deri në 3.5 miliardë euro (2.8 deri në 3.9 miliardë dollarë).
Ky vlerësim përfshin zonat më të prekura në Republikën Çeke, Austri, Poloni, Sllovaki, Hungari etj.
“Moody’s RMS Event Response” vlerëson se, shumica e humbjeve janë në Republikën Çeke, Austri dhe Poloni.
LEXO EDHE: Evropa nën ujë/ CEO i “UNIQA” zbret në terren: Ende dyshoni se duhet vepruar?
Përmbytjet e vitit 2024 në Evropë, veçanërisht në maj/qershor dhe në shtator, nxjerrin edhe një herë në pah brishtësinë tonë ndaj ndryshimeve klimatike dhe nevojën për sigurime.
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA