14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRivlerësimi i pronave do të jetë 5%, qeveria po risheh çmimet e...

Rivlerësimi i pronave do të jetë 5%, qeveria po risheh çmimet e referencës në të gjithë vendin

Fushata e rivlersimit të pronave pritet të marrë vulën e Parlamentit në muajin tetor.

Ndërsa norma  tatimore, për të cilën ka propozime të ndryshme, në parim ka marrë dakortësinë e mazhorancës për të qenë 5%.

Në dy javët e para të tetorit I gjithë procesi do të jetë zyrtarizuar. Qeveria, konkretisht ministria e finacave është në fazën finale të qëndrimit që ka për këtë fushatë. Ne në komsion kemi rënë dakort që norma tatimore të jetë 5%”, shprehet gjatë një interviste për Vizion Plus Eduart Shalsi.

Nisma e rivlersimit erdhi si një propozim i deputetes Blerina Gjylameti në pranverën e këtij viti.

Por keu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi sqaroi arsyet pse ende nisma nuk është miratuar.

Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kjo fushatë  rivlersimi do të duhej të shoqërohej edhe me hartën e cmimeve të refercës për secilën zonë. E teksa për kryqytetin ky informacion është, puna është në fazën finale për zonat bregdetare aty ku është edhe  interesi më i madh për shit-blerje”, tha Shalsi.

Paralelisht me këtë fakt, ka edhe një tjetër arsye pse fushata nuk po miratohet.

Pritet që referencat në Tiranë, për disa zona të korrigjohen, ku parashikohet në disa zona mund të ulen e në disa të rriten.

Ne kemi patur disa shqetësime. Ka vënd për të patur disa korrigjime në tiranë. Jemi duke i adresuar këto ankesa, për të parë që referencat ti përgjigjen realitetit”, theksoi Shalsi.

Nga publikimi i nismës së mazhorancës për të ofruar rivlersim pronash me një tatim të reduktuar, tregu ka pësuar stanjacion. Qytetarët dhe bizneset kanë frenuar shitjet. Ata presin fushatën, nga e cila kursejnë para për shkak të normës së reduktuar të tatimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat