14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ai pa siguracion, pa kolaudim..."/ "Stop": Si u manipulua aksidenti rrugor

“Ai pa siguracion, pa kolaudim…”/ “Stop”: Si u manipulua aksidenti rrugor

Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip Golf.

Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë përplasen në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca.

Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit. Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj.

Ndërsa e fejuara e tij dhe 21-vjeçari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.

Fatosi tregon, se shkak i aksidentit u bë Françesk Kaca, pasi atij iu ca goma e “Benz”-it.

Në këtë mënyrë Françesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen.

Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21-vjeçari në momentin e aksidentit, kur 3 të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin.

Denoncuesi Fatos Kalemi: S’je treguar aq shumë i sinqertë…

Françesk Kaca: Pse, çfarë kam bërë unë?!

Denoncuesi Fatos Kalemi: Po s’je treguar shumëëë..,ti e di shumë mirë, që aksidenti u bë falë teje. Ti hyre në korsinë time, të themi atë, që është, fjalë burrash?

Françesk Kaca: Po mirë, u bë tani…

Denoncuesi Fatos Kalemi: Burri, që është burrë, e thotë kështu ndodhi, humba kontrollin, siç më the vetë, çava gomën, që këto i kam fakte, që çava gomën dhe humba kontrollin. Ti ke ardhur tek dera ime, kur kam qenë unë i aksidentuar dhe më ke thënë…të thashë unë ty, çfarë ndodhi? A je mirë? Mirë jam, vetëm jam,- më the mua, ça pate,- të thashë unë? Më the,- mu ça goma, humba kontrollin. Kjo është e vërtetë, s’e mohon dot tek mua, në synin tim njëherë, burrërore…

Françesk Kaca: Tani, për këtë erdhe?!

Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë për këtë fjalë burri erdha…

Denoncuese Alime Malka: Për këtë, se kemi qenë të vetëdijshëm. Ti e mban mend shumë mirë…?

Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë kam qenë i zgjuar…

Denoncuese Alime Malka: Edhe Fatosi ka qenë i zgjuar pavarësisht, që nuk lëvizte dot nga makina.

OPGJ i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka këqyrur vendin e aksidentit, në një bisedë me çiftin denoncues thotë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21 vjeçarit.

Denoncuesi Fatos Kalemi: Ti je goditur në krahun e djathë?

Françesk Kaca: Po në krahun e djathë, po janë shenjat akoma mo, shikoji…!

Denoncuesi Fatos Kalemi: Në krahun e djathtë tëndin?

Françesk Kaca: Po, shikoji, se janë shenjat në vend…!

Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Hetimi vazhdoi të nesmen, se dëmet ishin më shumë…ai tjetri nuk pati ndonjë gjë, plus, që ai doli edhe në ndikimin e alkoolit.

Denoncuesi Fatos Kalemi: Asgjë mo vëlla, asgjë.., po ai ishte me alkool, pa siguracion, pa kolaudim.

Denoncuese Alime Malka: Jo ai, fare.

Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Ai pikën e goditjes, sikur vetëm nga mjetet, pozicionit të mjeteve pas ngjarjes, ajo është komplet… d.m.th, ju ka goditur ai juve, jo ju atë.

Por 4 ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.

“Kur pashë skicën u shokova, thashë si ka mundësi të më fajësojnë mua”, shprehet denoncuesi Kalemi.

“E vërteta nuk është siç thonë ekspertët. Edhe një njeri normal e kupton që nuk është ashtu që nga shenjat e gërvishtjes, që nga dëmtimet që kam marrë unë. Tregon fakti që nuk jam unë, thjesht është manipulim i pastërt”, përfundoi ai.

LEXO EDHE: Ndryshimi i fajësisë në aksidentet rrugore, “Pamfleti” zbulon skemën: Ja roli i Policisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat