-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca...

Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Luhatje me tendenca ngritëse por jo përtej nivelit të 100 lekëve.

Ky pritet të jetë normaliteti i ri i këmbimit të Euros në Shqipëri deri në fund të vitit.

Ekspertët të tregut e parashikojnë këtë situatë të tillë si pasojë e efektit ende ndikues të sezonit veror, rritjes së remitancave, investimeve të huaja direkte por dhe parave informale.

“Është një tendencë shumë mujore e cila nuk duket se ka stopuar për të krijuar qëndrueshmëri, është mesi i shtatorit efektet e fluksvee monetare në euro të korrikut gushtit vijojnë të japin efekte”, thotë për A2 CNN Ardian Civici, ekspert për ekonominë.

Aktualisht 1 euro në tregun valutor shqiptar po këmbehet për 99.25 lekë, me një rritje vetëm 0.01 lekë në 24 orët e fundit. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë këmbehej 7 lekë më shumë.

“Kemi hyrë në një ekuilibër të ri strukturor të qëndrueshëm por mund të kemi luhatje të vogla pasi hyrjen e kemi dhe sezonale më shumë. Po tani mendoj që situate duke më e qëndrueshme nga pikëpamja e këtij ekuilibri”, thotë Civici.

Ndonëse për disa sektorë ka patur ndikime pozitive, nga ana tjetër kursi i këmbimit vijon të dëmtohet edhe më tej. Por çfarë do e ngrinte më tej nivelin e euros kundrejt lekut? “Ne jemi aktualisht një vend e dy monedha dhe kërkohet një vendim I natyrës strategjike nëse do marrim një seri masash për të kufizuar pagesa informale neë uro për të ndikuar kështu në kursin e këmbimit”, thotë Civici.

Deri tani, banka qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Në ankandet e planifikuara për 2024 Banka e Shqipërisë parashikon të tërheq nga tregu 250-330 milionë euro.

 

“Kanë pasur efekte të vogla më tepër kanë reflektuar një kujdes të Bankës së Shqipërisë për të mos e lënë kursin të bjerë më poshtë se sjellë shumë pasoja në shumë vendimarrje”, thotë Civici.

Politika monetare e Bankës Qendrore që reflektohet te norma e bazë e interesit në raport me inflacionin e ka fushën e veprimit të saj tek masa monetare në lekë pa patur ndikim tek kjo masë e madhe euro në qarkullim. (A2)

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat