14.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse infarkti kardiak po prek moshat e reja!

Pse infarkti kardiak po prek moshat e reja!

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe në Shqipëri.

Shoqata Shqiptare të Kardiologjisë tregon me shqetësim se, vdekshmëria nga këto sëmundje përbën mbi 52% të fataliteteve në vend.

Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga këto sëmundje.

“Vetëm nga infarki i miokardit dhe insulti cerebral  zë 31% të vdekjeve te meshkujt dhe 25% te femrat”.

Sipas studimeve, edhe rastet infarktit të miokardit akut janë rritur vitet e fundit, kryesisht edhe tek moshat e reja.

Shqetësim për mjekët kardiologë është edhe invaliditeti dhe pasojat e rënda që lënë sëmundjet kardiovaskulare.

I tillë ishte edhe rasti i ish deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare një ditë më parë.

LEXO EDHE: Lamtumirë Gerti Bogdani/ Ish-deputeti përcillet sot në banesën e fundit, homazhe në Kuvend

Por cilat janë shkaqet për këtë fenomen në rritje?

Sipas ekspertëve, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli dhe ushqimet e pashëndetshme, janë ndër shkaqet kryesore.

Gjendjet që ndikojnë:

• Hipertensioni arterial

• Kolesteroli i lartë

• Obeziteti

Sipas ekspertëve, edhe Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rrezikut të infarktit tek të rinjtë, duke favorizuar dëmtimin kardiovaskular.

Puna nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në përhapjen e zakoneve më pak të shëndetshme dhe të stilit të jetesës sedentare.

Për të reduktuar rrezikun e infarktit, duhet të kujdesemi për veten:

  • Mos pini duhan.
  • Praktikoni aktivitet fizik të shëndetshëm.
  • Ndiqni një regjim ushqimor të mirë, të varfër me yndyra shtazore dhe me përmbajtje të reduktuar kalorike.
  • Parandalimi duhet të jetë i vazhdueshëm duke monitoruar presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit në gjak dhe, nëse është e nevojshme, duke kryer ekzaminime specifike për zemrën.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat