11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët qendra e njohur tregtare në Tiranë/ Çfarë duhet të...

Përfshihet nga flakët qendra e njohur tregtare në Tiranë/ Çfarë duhet të sigurojë një biznes?

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotne në ambjentet e qendrës tregtare “Lobby Home”, pranë TEG.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, zjarri ka nisur në sistemin e kondicionimit, i ndodhur në tarracën e biznesit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

SIGURIMI I BIZNESIT

Sigurimi i biznesit është shumë i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Disa polica sigurimi që çdo biznes duhet ti ketë:

1. Sigurimi i Pronës

Ky sigurim mbron pronat e një biznesi kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja etj.

Ky sigurim ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

 

2. Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Nëpërmjet këtij sigurimi, kompania juaj e sigurimit mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, kompania e sigurimit ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të aktivitetit tuaj.

 

3. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin gjatë orarit të tyre të punës.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

 

4. Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë.

Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.

Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

 

5. Sigurimi KASKO për flotën e automjeteve

Zjarri nuk dëmton vetëm ndërtesën, inventarin apo njerëzit. Ai dëmton dhe automjetet e një biznesi, të punonjësve apo klientëve.

KASKO mbron automjetet nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin për shkaqe të ndryshme.

 

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme. Të jesh i siguruar ju ofron fillimisht qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare që le pas një ngjarje e papritur dhe  aksindetale.

 

LEXO EDHE:  Portali ndërkombëtar: “SIGAL UNIQA” mbetet grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri

 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

 

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat