Na ndodh shpesh kur dalim pa ngrënë nga shtëpia në mëngjes, të marrim një banane si zgjidhje për të mos ikur me stomakun bosh.
Vetitë e bananes i dimë që është e shëndetshme, ushqyese dhe të jep energji dhe si ushqim për mëngjes është shumë i nevojshëm.
Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.
Pavarësisht se janë plot me kalcium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës.




