8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti me vdekje në Lushnjë, Braçe: Kam dy vite që flas dhe...

Aksidenti me vdekje në Lushnjë, Braçe: Kam dy vite që flas dhe nuk bëjnë asgjë, numëroj të vdekurit e s’i ngushëlloj dot

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku për pasojë humbi jetën një 29-vjeçar.

Sipas Braçes, në këtë segment rrugor, nga Krujtja në Zhymë ndodhin shpesh aksidente me vdekje, dhe për këtë fakt “ka dy vite që flas dhe lutem”, por nuk është marrë asnjë masë.

 

Postimi i plotë i Erion Braçes:

 

Kjo është dita dhe rasti, kur të qenit deputet është plotësisht kooot, tërësisht i padobishëm. Është një copë rrugë nga Krutja në Zhymë dhe në “Pushimin e Shoferit”. Ka vdekur një djalë i ri dje, përsëri!

 

Në të njëjtin vend, në të njëjtën kthesë që vret njerëz; Në të njëjtin vend për të cilin kam dy vite që flas, bërtas, lutem e lus drejtorë, menaxherë, kompani, administratorë, kontraktorë, të gjithë me radhë i lut deputeti;

 

Dy vite kanë bërë asgjë, zero! Dhe deputeti që vë fytyrën e tij atje thjesht numëron të vdekurit dhe i vjen turp edhe të ngushëllojë! Nuk di, por nëse të gjithë këta bëjnë asgjë, për çfarë duhen, për çfarë”.

 

Aksidentet rrugore në 6-mujorin e parë 2024

 

Për 6 muajt e parë të vitit, sipas INSTAT, në Shqipëri kanë ndodhur 767 aksidente, me një rritje prej 46.3% në krahasim me janar-qershor të një viti më parë.

Në të njëjtën linjë janë rritur dhe të dëmtuarit.

Janë mbi një mijë persona që kanë pësuar një dëmtim nga aksidentet rugore në 6 muajt e parë të vitit, ose rreth 45% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

LEXO EDHEKëmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat