Është nënshkruar këtë të premte marrëveshja e huasë për Reformën në sektorin e energjisë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie. Pjesëmarrës në takim ishte edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Pas nënshkrimit pati edhe një prononcim për mediat.
“Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin parë edhe krizën energjetike që ka prekur botë”, tha Ahmetaj.
Nëpërmjet kredisë së butë prej 50 milionë euro që u firmos sot mbështetet sektori i energjisë, është një fakt vijim i reformës që Shqipëria ka ndërmarrë ndaj energjisë, e cila sot më shumë se kurrë është e nevojshme në bazë të zhvillimeve ndërkombëtare të tregjeve të energjisë.
“Kjo kredi synon të përmirësoj dhe konsolidojë strukturën e OSHEE-së, pra ndarjen e tre operatorëve të OSHEE-s, synon të nxisë funksionimin e bursës së energjisë, si dhe krijimin e një tregu konkurrues për energjinë. Është në vijim të një tjetër marrëveshje kredie po në sektorin e energjisë të financuar nga qeveria gjermane bazuar në marrëveshjen që qeveria shqiptare, gjermane dhe ajo franceze kanë për nxitjen dhe mbështetjen e sektorit të energjisë”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Lexo edhe: KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare/ Rrezik vaksinimi i ulët dhe çmimet e energjisë