8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziqet në rritje, por Sigurimi i Pronës ende në nivele të ulta/...

Rreziqet në rritje, por Sigurimi i Pronës ende në nivele të ulta/ Rritje vetëm me 2.96% në gjysmën e parë të vitit

Edhe pse në shifra ende të ulta, numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të sigurojnë pronën e tyre nga zjarri në 6 muajt e parë të këtij viti, ka ardhur në rritje.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – qershor 2024 siguruan mbi 2,3 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 73.91%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.11% të totalit.

Ndërkohë, për portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, në gjashtëmujorin e parë të 2024-ës vihet re një rritje me 2.96% e numrit të kontratave të sigurimit dhe një rritje prej 1.30% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar – qershor 2023.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

Po sipas AMF, kompania e sigurimit që mbetet më e besuara edhe në sigurimet e pronës është SIGAL UNIQA duke zënë 47% të tregut ku operojnë 8 kompani sigurimi.

Rreziqet në rritje

Edhe pse rreziku nga zjarret, tërmetet apo fatkeqësi të tjera natyrore sa vjen dhe shtohet, një rritje e tillë mund të konsiderohet e papërfillshme.

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë.

Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike, sipas përllogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.

Ndërkohë, gati 5 mijë shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.

Kostoja e sigurimit të pronës 

Për të mbrojtur pronën nga rreziqe si: zjarri, tërmeti, përmbytja etj një qytetar duhet të paguajë maksimumi 1 euro për m² në vit.

Pra, nëse prona është 100 m², një qytetar duhet të paguajë jo më shumë se 100 euro në vit.

Nëse nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës në rast të ngjarjeje të papritur, padyshim që Sigurimi i Pronës është jetik.

Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani pasuritë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat