11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Ja bankat që kryesojnë tregun e kredive në Shqipëri

FOTO/ Ja bankat që kryesojnë tregun e kredive në Shqipëri

Tregu i kredisë në segmentin retail (me pakicë) vitin e kaluar arriti vlerën e 265 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, portofoli i kredisë në këtë segment i raportuar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, u rrit me 8.2% krahasuar me një vit më parë.

Rritja ishte më e ulët krahasuar me nivelin prej 14.2% të vitit 2022, duke reflektuar sidomos një rritje më të ngadaltë në kredinë hipotekare për individët.

Segmenti retail përfshin kryesisht kredinë për individë, por edhe atë për mikrobiznese dhe persona të vetëpunësuar.

Ky treg është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit, i nxitur sidomos nga segmenti i kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme. Pas krizës së kredive me probleme që kulmoi në vitin 2015, bankat shfaqën një fokus më të madh në segmentin retail, në përpjekje për të siguruar një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë dhe për ulur ekspozimet e përqendruara në segmentin e biznesit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për segmentin e individëve në fund të vitit 2023 zbriti më tej në 3.4%, nga 3.8% që kishte qenë një vit më parë. Në segmentin e biznesit, ky raport ngeli ndjeshëm më i lartë, në nivelin 5.7%.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se për vitin 2023 tregu i retail u kryesua nga Raiffeisen Bank Albania,

Raiffeisen Bank në fund të vitit të kaluar zotëronte 20.6% të portofolit të kredisë retail, me një rënie të lehtë nga niveli prej 20.3% e një viti më parë.

Në vendin e dytë në tregun e retail pozicionet banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare. BKT e rriti pjesën e saj të tregut gjatë vitit 2023 në 18.6%, nga 17.7% që zotëronte në vitin 2022.

Ndjek OTP Albania, që në fund të vitit të kaluar mbante 18.1% të tregut, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 20.3% i vitit 2021. OTP kishte arritur një rritje të fortë në tregun retail pas bashkimit me Alpha Bank Albania, në fund të vitit 2022. Por, vitin e kaluar, banka me kapital hungarez ka humbur përsëri terren, duke reflektuar një ngadalësim të huadhënies retail, pas një rritjeje të shpejtë disavjeçare në këtë segment.

Në vendin e katërt, pozicionohet Credins Bank, me 10.6% të portofolit të kredisë retail, ndërsa një vit më parë mbante 9.75% të tij. Banka më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare edhe vitin e kaluar ka vijuar të fitojë terren në segmentin retail, në vijim të strategjisë për një shpërndarje më të mirë të rrezikut kreditor.

Në vendin e pestë edhe për 2023 qëndronte Union Bank, me 7.8% të portofolit retail të sektorit. Edhe Union Bank ka arritur ta zgjerojë më tej pjesën e saj të tregut nga niveli prej 7.7% që mbante në vitin 2022.

Intesa Sanpaolo Albania vitin e kaluar arriti një rritje të ndjeshme në tregun e retail, duke u zgjeruar në 6.9% të portofolit total të sektorit, nga 6.4% që zotëronte në vitin parardhës.

Një pjesë tregu të përafërt ka edhe Tirana Bank, me 6.9% të tregut, edhe por me një rënie të lehtë nga niveli prej 7% që zotëronte në fund të vitit 2022.

Rritje në tregun e retail shënoi edhe Fibank, që vitin e kaluar arriti në më shumë se 5% të portofolit të sektorit, nga 4.65% që zotëronte në vitin 2022.

Ndërkohë, rënie të ndjeshme pësoi Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), në 3.3%, nga 4% që mbante në fund të vitit 2022.

Renditja në tregun retail mbyllet nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë dhe ProCredit Bank Albania, secila me afërsisht 1% të totalit të portofolit.

LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL Life UNIQA, siguruesit më të mëdhenj në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat