Parashikimin më të veçantë për ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Spanjës e ka bërë një mace.
Ajo ka zgjedhur si fituese kombëtaren tonë përballë asaj iberike.
E quajtur “Nimbus Pronos” dhe që numëron gati 275 mijë ndjekës në TikTok, macja ka parashikuar në të kaluarën edhe humbjen e Shqipërisë përballë Italisë dhe barazimin me Kroacinë.
Shqipëri-Spanjë luhet sot në 21:00, në Dyseldorf.