8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesë e lartë, fluks valute nga turizmi e remitancat/ Euro bie nën...

Kërkesë e lartë, fluks valute nga turizmi e remitancat/ Euro bie nën 100 Lekë

Nisja e sezonit turistik duket se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dobësimin e monedhave të huaja dhe forcimin e mëtejshëm të lekut.

Kështu, monedha europiane këmbehet sot nga pikat e këmbimit valutor me 99.8 lekëve.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë situatë me kërkesën e lartë për përdorimin e kësaj valute.

“Me turistët hyjnë edhe më shumë euro. Kjo tendencë së paku gjatë verës do të vazhdojë. Pra tani kursi i këmbimit shkëmbehet me 99, nuk është çudi që të ulet dhe më tej. Në perspektivë ndoshta Banka e Shqipërisë të ulte normat bazë të interesit”, shprehet Mateo Spaho.

Spaho thotë se në kushtet e një normaliteti të ri në tregun valutor, ekonomia duhet të shoh modele të reja investimi, në mënyrë që humbjet të jenë sa më të pakta.

“Nuk duhet të harrojmë që ka edhe disa pluse potenciale, që është mundësia që kemi për t’u futur në qarqe të reja që lidhen me turizmin dhe me shpenzime të larta, pra me investime që janë të përqendruara, në fusha që kanë një vlerë të shtuar të lartë dhe këto natyrisht që nuk stepen nga kursi i këmbimit”.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë që prej fillimit të vitit ka planifikuar që përmes 20 ankandeve të blejë në total 330 milion euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat