14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInsuficienca akute e frymëmarrjes, alarmi i mjekëve: Epidemia e re po prek...

Insuficienca akute e frymëmarrjes, alarmi i mjekëve: Epidemia e re po prek moshuarit

Insuficienca akute respiratore është epidemia e re që rrezikon të moshuarit.

Alarmi vjen nga vendi fqinj Itali ku raportohet për patologjinë gjithnjë e më të shpeshtë që prek deri në 40% të pacientëve mbi 75 vjeç.

Një studim i botuar së fundmi në revistën ndërkombëtare ‘Internal and Emergency Medicine’ e konsideron insuficiencën akute respiratore me një rrezik vdekshmërie deri në afërsisht 20-25%.

Këto të dhëna konfirmojnë më tej përshtatshmërinë e aksesit të të moshuarve në urgjencë.

“Insuficienca akute e frymëmarrjes (mungesa e oksigjenit në gjakun arterial) është diagnoza e parë e tek pacientët mbi 75 vjeç dhe në disa departamente përfshin deri në 40% të pacientëve”, nënvizojnë ekspertët e shëndetit publik.

Një studim i sapo publikuar dhe i bazuar në shtrimet e vitit 2024 në spitalet në Itali raportojnë për 48% të pacientëve të prekur me këtë diagnozë.

Sipas mjekëve, kjo patologji mund të shkaktohet kryesisht nga insuficienca kardiake, por edhe nga COPD akute, pneumonia, embolia pulmonare, sepsa, efuzionet pleural.

“Prandaj është e nevojshme të identifikohen menjëherë shkaqet për të përcaktuar prognozën, e cila shpesh është negative, me një vdekshmëri brenda spitalit prej 20-25% (krahasuar me vdekshmërinë prej 4% të pacientëve pa insuficiencë respiratore) dhe të mund të trajtohet”, thonë mjekët specialistë.

Për të përballuar insuficiencën respiratore akute, nevojitet një angazhim lokal edhe për pacientët e dalë nga spitali, të cilët shpesh kërkojnë terapi me oksigjen në shtëpi, por mbi të gjitha roli i spitalit mbetet qendror, pasi pacientët që mbërrijnë në urgjencë me këtë patologji përbëjnë një numër të madh.

Përhapja e insuficiencës respiratore akute konfirmon se problemet kronike i bëjnë të moshuarit klinikisht të paqëndrueshëm, më të pambrojtur dhe për rrjedhojë më të rrezikuar.

Ndër të dhënat e nxjerra në pah nga mjekët është rëndësia e menaxhimit të pacientëve të moshuar me gjendje dhe aftësi të kufizuara kronike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat