Ditën e djeshme,, këngëtari i mirënjohur kosovar Capital T, ka publikuar këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në ‘EURO 2024’.
Kënga titullohet “ALBANIA”, dhe është hera e parë për këtë këngëtar që bën një këngë të personalizuar për Kombëtaren tonë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të zhvendosen sot në Graz të Austrisë, ndërsa dje kryen seancat e fundit stërvitore në Shqipëri.
Më 3 qershor Kombëtarja luan miqësoren kundër Lihtenshtejnit, ndërsa më datë 7 kundër Azerbajxhanit. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Hungari.
LEXO EDHE: Numrat që kanë zgjedhur futbollistët e Kombëtares për Euro 2024
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, më 15 qershor. Sfida do të luhet në orën 2:00,, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.
Katër ditë më pas, më datë 19 qershor, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”, ora 15:00.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.