Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë në një aksident në aksin Lezhë-Milot.
Mësohet se shkak është bërë shofer i cili ka pësuar arrest kardiak.
50-vjeçari me iniciale A. S., ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët në furgon raportohet se nuk janë lënduar.
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaron policia.