Talibanët kanë ndaluar përdorimin e monedhave të huaja në Afganistan, një veprim që mund të dëmtojë më tej ekonominë e vendit, e cila ndodhet në prag të kolapsit.
“Situata ekonomike dhe interesat kombëtare në vend kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin monedhën afgane në çdo tregti të tyre,” thanë talibanët.
Ekonomia është duke luftuar për shkak të tërheqjes së mbështetjes financiare ndërkombëtare, pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht, shkrian BBC.
Dollari amerikan është përdorur gjerësisht në tregjet e Afganistanit. Dollarët gjithashtu përdoren shpesh për tregti në zonat në kufi me fqinjët e Afganistanit si Pakistani.
“Emiratet islamike udhëzojnë të gjithë qytetarët, shitësit, tregtarët, biznesmenët dhe popullin e gjerë, që tani e tutje të kryejnë të gjitha transaksionet me monedha afgane afganë dhe të përmbahen rreptësisht nga përdorimi i valutës së huaj,” tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, në një deklaratë të postuar në internet.
“Kushdo që shkel këtë urdhër do të përballet me veprime ligjore”, thuhet në deklaratë.