Gjermania do të legalizojë pjesërisht kanabisin nga e hëna, duke zbatuar një premtim kryesor të qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.
Megjithatë, qasja ligjore në këtë substancë nuk është aq e thjeshtë.
Nga 1 prilli, do të jetë e ligjshme mbajtja e deri në 25 gram kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur dhe 50 gram kanabis të tharë.
Gjithashtu me një dozë mesatare të vlerësuar në 0,3 gram për cigare, 25 gram i lejon përdoruesit të marrë rreth 80 tymi, por ato nuk mund të pihen askund. Konsumimi i tyre është i ndaluar në një rreze prej 100 metrash rreth shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publike.
Po ashtu ndalohet plotësisht edhe në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në 20:00. Gjithashtu do të duhet të presësh disa muaj që të mund të merret legalisht kjo substancë përmes “klubeve të kanabisit”, shoqata me karakter jofitimprurës që do të mund të krijohen nga 1 korriku pas një procesi të ndërlikuar administrativ.
Sipas mediave të huaja, ata do të vendosen në Gjermani nën përgjegjësinë e autoriteteve rajonale, ndërsa numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500. Klubet do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar.
Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%. Ndalohet pjesëmarrja në disa shoqata në të njëjtën kohë. Gjithashtu brenda këtyre “klubeve” nuk lejohen grumbullimet dhe pirja.