Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga presion i lartë atmosferik ku presim përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 8 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 0/12°C
– Zonat e ulta 2/17°C
– Zonat bregdetare 6/18°C
E Shtunë, 9 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qëndrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/12°C
– Zonat e ulta 4/16°C
– Zonat bregdetare 8/16°C