11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë se 100 të vdekur nga zjarret e fuqishme në Kili/...

Më shumë se 100 të vdekur nga zjarret e fuqishme në Kili/ Paralajmërohet për rritje të numrit të viktimave

Zjarret shkatërruese që kanë shpërthyer në një pjesë të Kilit kanë vrarë deri tani më shumë se 100 njerëz, thonë autoritetet lokale teksa paralajmërojnë se numri do të rritet.

Shërbimi Kombëtar i Kilit për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive tha se të paktën 112 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Zyrtarët thanë gjithashtu se janë identifikuar 32 trupa, janë kryer 38 autopsi dhe 10 kufoma janë gati për t’u dorëzuar te të afërmit.

Aktualisht janë 161 zjarre aktive në të gjithë vendin“, tha Shërbimi Kombëtar i Kilit për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive (SENAPRED).

Presidenti Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi qytetet bregdetare si Viña del Mar dhe Valparaiso u mbytën në tym. Banorët që jetojnë në rajonet qendrore u detyruan gjithashtu të lenë shtëpitë e tyre.

Ministri i Financave i Kilit, Mario Marcel, u tha gazetarëve të dielën se vlerësimet paraprake për dëmet në rajonin e Valaparaiso pritej të arrinin “qindra miliona dollarë”.

Zjarret e egra janë intensifikuar në mbarë globin , duke dhënë një kujtesë të qartë se si kriza klimatike po ngre jetë dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme në vit. Dhe kjo vetëm do të përkeqësohet, sipas ekspertëve.

“Zjarret e pakontrollueshme dhe shkatërruese po bëhen pjesë e pritshme e kalendarëve sezonalë në shumë pjesë të botës”, thotë Programi i Mjedisit i OKB-së në një raport të botuar në 2022.

Sipas raportit, numri i ngjarjeve ekstreme të zjarreve do të rritet deri në 14% deri në vitin 2030. Deri në vitin 2050, rritja do të rritet në 30%.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat